Turqi, hetime në lidhje me zhdukjen e gazetarit saudit

Kryeprokuroria e Stambollit ka nisur një hetim pas pretendimeve se shtetasi i Arabisë Saudite, Jamal Khashoggi, mbahet i ndaluar në Konsullatën e Përgjithshme të vendit të tij në Stamboll

 Kryeprokuroria e Stambollit ka nisur një hetim në lidhje me gazetarin saudit të “Washington Post” për të cilin pretendohet se mbahet i ndaluar dhe se nuk ka asnjë lajm në lidhje me të, pasi ai ka hyrë në kryekonsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeprokuroria e Stambollit ka nisur një hetim pas pretendimeve se shtetasi i Arabisë Saudite, Jamal Khashoggi, mbahet i ndaluar në Konsullatën e Përgjithshme të vendit të tij në Stamboll, ku ai kishte hyrë më 2 tetor.

Gjithashtu theksohet se hetimi vazhdon duke u thelluar me të gjitha dimensionet.