Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Turqisë njoftoi se është duke u kërkuar për rreth 30 migrantë të zhdukur pas fundosjes së një varke në distriktin Karaburun, Izmir, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e MPB-së theksohet se mbrëmë në ora 23:54 sipas kohës lokale, një shtetase e Irakut e cila kishte jelek shpëtimi, ndërsa rrobat e së cilës ishin të lagura, kërkoi ndihmë nga ekipi i xhandarmërisë.
Gruaja deklaroi se një varkë me migrantë më 8 tetor të vitit 2018 rreth orë 20:00 u shty në det të hapur dhe menjëherë pas kësaj filloi mbytet. Ajo shtoi se po mbante ujë dhe se doli në breg ndërsa njerëzit e tjerë mungonin.
Në aksionin e shpëtimit u angazhuan disa ekipe të rojës bregdetare, mjete lundrimi, një avion dhe helikopter.
Gjatë aksionit janë gjetur katër kufoma të migrantëve të padeklaruar, prej tyre dy në breg, dy në det.