Turqi, fundoset një gomone me emigrantë

Gomona me 19 emigrantë të origjinës irakiane dhe siriane u fundos pak kohë nga dalja në det pasi ishte nisur nga gjiri Bağla

Në brigjet e rajonit Bodrum në Mugla të Turqisë është fundosur një gomonë, e cila transportonte emigrantë të parregullt nga Iraku dhe Siria drejt ishullit grek Kos, raporton Anadolu Agency (AA).

Gomona me 19 emigrantë të origjinës irakiane dhe siriane u fundos pak kohë nga dalja në det pasi ishte nisur nga gjiri Bağla.

Dy anijet e rojës bregdetare të cilët kanë mbërritur menjëherë në zonë pas njoftimit, kanë shpëtuar 15 emigrantë të parregullt irakianë dhe një sirian si dhe kanë gjetur trupat e dy grave.

Pasi emigrantët e parregullt të cilët u shpëtuan përcaktuar se në gomonë ndodheshin 19 persona, njësitë e rojës bregdetare me 2 helikopterë, anija ambulancë dhe pajisje të tjera detare kanë nisur operacionet e kërkim shpëtimit për gjetjen e një personi të humbur.

Ndërkohë theksohet se ekipet po vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit nga ajri dhe nga deti.