Dërgesa e parë e pajisjeve të sistemit të mbrojtjes nga raketat S-400 në Ankara filloi të premten, tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.
“Grupi i parë i pajisjeve të sistemit të mbrojtjes raketore S-400, i cili është siguruar për të përmbushur nevojat e Turqisë për mbrojtjen ajrore dhe raketore, ka filluar të mbërrijë në Bazën Ajrore të Murted në Ankara që nga 12 korriku 2019”, shkruan ministria në Twitter.
Pas përpjekjeve të zgjatura për të blerë një sistem të mbrojtjes ajrore nga SHBA pa sukses, Ankara nënshkroi kontratën e furnizimit në prill 2017 për të blerë S-400 nga rusët.
Zyrtarët e SHBA i kërkuan Turqisë të blinte raketat Patriot të SHBA-ve, duke argumentuar se sistemi rus do të ishte i papërputhshëm me sistemet e NATO-s dhe do t’i ekspozonte F-35 tek nënshtrimi i mundshëm rus.
Turqia megjithatë theksoi se S-400 nuk do të integrohej në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbënte një kërcënim për aleancën.
Turqia ka kërkuar formimin e një komisioni për të sqaruar çdo çështje teknike, por SHBA-ja nuk ka reaguar ndaj këtij propozimi.