104-vjetori i Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve dhe Fitores së Luftërave Detare të Çanakkalasë festohet me ceremoni në të gjithë vendin.
Me rastin e kësaj dite të shënuar u zhvilluan ceremoni në Çanakkala.
Në ceremoninë e zhvilluar në Sheshin “Republika”, u vendos kurorë me lule në Përmendoren e Ataturkut nga ana e Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar në emër të Kabinetit të Presidencës dhe Komandanti i Garnizonit dhe Ngushticave të Çanakkalasë, Admirali Levent Kerim Uça në emër të Forcave të Armatosura Turke si dhe Prefekti i Çanakkalasë, Orhan Tavllë (Tavlı) dhe Kryetari i Bashkisë Ylgyr Gëkhan (Ülgür Gökhan), raporton TRT.
Ndërkaq nga anija “TCG Burgazada” u bënë 21 gjuajtje artilerie (përshëndetëse).
Ceremonia vazhdoi me qëndrimin e nderit dhe me këndimin e Himnit Kombëtar.
Pas kësaj, medalja e artë ku shkruhet “Çanakkalaja është e Pakalueshme!” dhënë Çanakalasë me anë të nenit 3972, që u nxor në vitin 1994 nga ana e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë në përkujtim të 253 mijë dëshmorëve, u vendos në flamur dhe u ngrit në shtizë nga Ministri Akar dhe delegacioni shoqërues.
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar për një farë kohe bisedoi me të ftuarit dhe pjesëmarrësit në ceremoni, që kishin ardhur nga Australia dhe Zelanda e Re (vende pjesëmarrëse në luftë).
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të marrë pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet në stadiumin “18 Marsi” me rastin e 104-vjetorit të Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve dhe Fitores së Luftërave Detare të Çanakkalasë.