Turqi, deportohen katër luftëtarë të huaj terroristë shtetas britanikë

Në njoftimin e bërë nga ministria thuhet se vazhdon deportimi i luftëtarëve të huaj terroristë

Ministria turke e Brendshme njoftoi se ka deportuar katër luftëtarë të huaj terroristë shtetas të Britanisë së Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga ministria thuhet se vazhdon deportimi i luftëtarëve të huaj terroristë.

Në këtë kuadër janë deportuar katër luftëtarë të huaj terroristë shtetas britanikë.

Kujtojmë se muajin e kaluar, ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu paralajmëroi se Turqia do të fillonte me deportimin e terroristëve të DEASH-it të cilët ndodhen në Turqi.