Një gjykatë turke ka dënuar një shtetas australian me shtatë vjet e gjysëm heqje lirie, me akuzat si anëtar i grupit terrorist DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).
Neil Christopher Prakash, aktualisht i paraburgosur në provincën juglindore turke Gaziantep, përmes videokonferencës mori pjesë në gjykimin e tij në Kilis.
Në një deklaratë në gjykatë, Prakash pohoi se ai për një kohë ka qenë një anëtar i grupit terrorist, por se më vonë “u pendua dhe u largua”.
Gjykimi u ndoq nga zyrtarë të Ambasadës australiane në kryeqytetin Ankara dhe nga disa gazetarë të huaj.
Prakash u kap në muajin tetor të vitit 2016, përderisa përpiqej të kalonte në mënyrë të paligjshme në Kilis në kufirin me Sirinë.
Dhjetorin e kaluar, ministri australian i Punëve të Brendshme, Peter Dutton, njoftoi se shtetësia e tij ishte revokuar.