Turqi deklaron 21 viktima nga koronavirusi dhe 947 raste të konfirmuara

Ankaraja kishte ndaluar fluturimet me 22 vende, ka mbyllur shkollat, kafenetë dhe baret, ka ndaluar lutjet masive dhe ka shtyrë ngjarjet sportive.

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë ka lajmëruar se koronavirusi ka vrarë 21 persona në vend, ndërsa janë konfirmuar tashmë 947 të prekur.

Turqia ka marrë po ashtu masa për frenimin e koronavirusit, duke ndaluar fluturimet nga vendet e prekura më tepër. Të shtunën Turqia pezulloi fluturimet me 46 vende të tjera, si dhe ndaloi piknikët, pas dyfishimit të rasteve në vend. Fluturimet janë pezulluar me: Mauritanian, Algjerinë, Sudanin, Angolën, Filipinet, Moldavinë, Malin e Zi, Bangladeshin, Ukrainën, Tunizinë, Poloninë, Portugalinë, Omanin, Uzbekistanin, Maqedoninë Veriore, Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), Mongolinë, Kamerunin, Tajvanin, Kanadanë, Slloveninë, Kolumbinë, Sri Lankën, Çekinë, Marokun, Xhibutin, Republikën Dominikane, Nepalin, Perunë, Ekuadorin, Panamanë, Guinean Ekuatoriale, Finlandën, Nigerinë, Guatemalën, Hungarinë, Indinë, Bregun e Fildishtë, Jordaninë, Kazakistanin, Kenian, Kosovën, Kuvajtin, Letoninë dhe Libanin.

Ankaraja kishte ndaluar fluturimet me 22 vende, ka mbyllur shkollat, kafenetë dhe baret, ka ndaluar lutjet masive dhe ka shtyrë ngjarjet sportive.

Të shtunën, qeveria shtoi masat e ndalimit të cilat përfshinë piknikët, berberët dhe sallonet e bukurisë. /Balkanweb