Turqi, betohen para Parlamentit deputetët e rinj

Ligjvënësit turk kanë dhënë betimin në Parlament, pas zgjedhjeve të muajit të kaluar ku iu dha më shumë autoritet presidencës.

Ligjvënësit turk kanë dhënë betimin në Parlament, pas zgjedhjeve të muajit të kaluar ku iu dha më shumë autoritet presidencës.

600 deputetë nga 5 parti politike u betuan të shtunën në Ankara, në mesin e tyre 259 nga partia e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Ligjvënësit opozitarë janë nga Partia Popullore Republikane, pro-kurdët, Partia Demokratike dhe Partia e Mirë. Sistemi qeveritar i Turqisë ka ndryshuar nga ai parlamentar në ekzekutiv, duke shuar postin e kryeministrit dhe duke bërë ndryshime në përgjegjësitë e parlamentit.

Me ndryshimet e reja, Erdogan do të udhëheq qeverinë, zgjedh ministriat, zëvendëspresidentët dhe burokratët, përgatit buxhetin dhe vendos poliitkat e sigurisë./REL