Turqi, arrestohen dy persona lidhur me DEASH-in

Ekipe të Departamentit për luftë kundër terrorizmit pranë policisë në Samsun kryen operacion antiterrorist në disa lokacione në qarkun Ilkadim

Gjatë një operacioni kundër organizatës terroriste DEASH, të kryer në Samsun të Turqisë, janë arrestuar dy persona të dyshuar, me origjinë nga Iraku, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipe të Departamentit për luftë kundër terrorizmit pranë policisë në Samsun kryen operacion antiterrorist në disa lokacione në qarkun Ilkadim.

Janë arrestuar personat N.A., W.W., dhe D.A.A, me origjinë nga Iraku, që dyshohen për lidhje me organizatën terroriste DEASH.

Në rrjedhë është procesuimi në hapësirat e organeve kompetente.