Të paktën 90 pjesëtarë të dyshuar të organizatës terroriste PKK/KCK janë arrestuar në një operacion të madh policor i cili u zhvillua mbrëmë në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Brendshme turke bëri të ditur se operacioni anti-terrorist është kryer në mënyrë të sinkronizuar në tetë provinca turke.
Në rajonin e Diyarbakirit, policia thotë se ka arrestuar 80 persona të dyshuar për anëtarë të organizatës terroriste PKK. Dhjetë të dyshuarit tjerë janë arrestuar në Stambolli, Mersin, Van, Sirnak Sanliurfa, Batman dhe Mardin.
Gjatë operacionit u konfiskuan sasi të mëdha të dokumenteve dhe materialeve digjitale, të cilat do të përdoren gjatë procesuimit të të dyshuarve.
PKK është një organizatë separatiste që gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës terroriste më shumë se tre dekada kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40.000 persona.