Turqi, arrestohen 8 të dyshuar të FETO-s për terrorizëm

Forcat turke të sigurisë sot kanë arrestuar tetë persona për lidhjet e tyre të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit të shtetit të mposhtur të vitit 2016 në Turqi, theksuan zyrtarët e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia kundër terrorizmit kreu operacione paralele në katër provinca, duke arrestuar tetë të dyshuarit, ndërsa përpjekjet vazhdojnë për të arrestuar shtatë të arratisur.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e dështuar të shtetit më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 persona të vdekur dhe 2.734 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.​​​