Gjithsej 62 të dyshuar terroristë të lidhur me organizatën terroriste DEASH u arrestuan në të gjithë Turqinë, theksuan burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia arrestoi 52 të dyshuar të DEASH-it në kryeqytetin Ankara, tha një burim policor.
Ndërkaq, prokurorët njoftuan se forcat kundër terrorizmit vazhduan operacionet për të arrestuar 12 të dyshuar si pjesë e hetimit kundër grupit terrorist.
Paralelisht me këtë, forcat e sigurisë arrestuan dhjetë të dyshuar në krahinën veriore Samsun në bregun e Detit të Zi, tha një tjetër burim.
Të gjithë të dyshuarit janë shtetas irakianë.
Forcat e sigurisë janë të përfshirë në një fushatë të gjatë për të hequr terroristët e DEASH-it nga Turqia.
Më shumë se 300 persona kanë humbur jetën gjatë sulmeve të DEASH-it në Turqi, ku grupi terrorist ka shënjestruar civilët me bomba vetëvrasëse, raketa dhe sulme me armë.