Turqi, arrestohen 29 terroristë të dyshuar të FETO-s

Të dyshuarit u arrestuan gjatë bastisjeve në 33 lokacione të cilat u zbuluan se përdoren si shtëpi të celulave të FETO-s, sipas burimit të sigurisë...

Forcat turke arrestuan 29 persona në kërkim të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, njoftoi një burim sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të hetimit të urdhëruar nga një gjykatë në Stamboll, ekipet e policisë kryen bastisje të njëkohshme në 33 lokacione të ndryshme për të kapur 29 nga gjithsej 34 të dyshuar, tha burimi në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur me media.

Përpjekjet janë duke vazhduar për të arrestuar pesë personat e mbetur.

Gjatë operacioneve u sekuestruan një numër i konsiderueshëm i dokumenteve dhe materialeve të ndryshme.

Shtëpitë ku u kapën të dyshuarit u zbulua se përdoreshin si shtëpi të celulave të FETO-s, tha burimi.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fethullah Gülen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, në të cilin 251 persona u martirizuan dhe 2.734 të tjerë u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.