Turqi, arrestohen 14 të dyshuar për lidhje me DEASH-in

Të dyshuarit përgatisnin sulm terrorist para zgjedhjeve të së dielës në Turqi

 Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, sot u arrestuan 14 persona për të cilët dyshohej se ishin të lidhur me organizatën terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve, të cilat kërkuan të mbeten anonime, njësitë e anti-terrorit kanë kryer bastisje në të njëjtën kohë në disa vende në Ankara dhe arrestuan të dyshuarit të cilët dyshoheshin se ishin duke përgatitur sulm terrorist në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit në Turqi.

Burimet theksuan se të gjithë të arrestuarit ishin shtetas të huaj dhe se u dërguan në Drejtorinë e Sigurisë për t’u marrë në pyetje.

Më shumë se 300 persona janë vrarë në Turqi në sulmet për të cilat përgjegjësinë e ka marrë DEASH-i. Shënjestër e sulmeve vetëvrasëse me raketa dhe sulmeve të armatosura ishin civilët.

Forcat turke të sigurisë tashmë një kohë kanë nisur një fushatë të gjerë me të cilën synojnë parandalimin e sulmeve terroriste të DEASH-it.