Në dhjetë lagje të Stambollit, në mënyrë të sinkronizuar janë zbatuar aksione policore, me ç‘rast janë arrestuar 13 persona të cilët siç thuhet, kanë qenë përdoruaes të aplikacionit ByLock, një sistem i komunikimit të koduar të pjestarëve të FETO-s, raporton Anadolu Agency (AA).
Aksionet janë zbatuar me urdhër të Zyrës për Terrorizëm dhe Krim të Organizuar pranë Prokurorisë Publike të Stambollit, e cila ka lëshuar një urdhër arresti për 40 persona, përdorues të aplikacionit në fjalë.
Ekipet policore kryen bastisje të sinkronizuara në dhjetë provinca, në të cilat arrestuan 13 të dyshuar.
Bëhet e ditur se vazhdon kërkimi i personave tjerë.