Të paktën 12 të dyshuar u arrestuan për lidhjet e tyre me organizatën terroriste PKK, në provincën turke të Izmirit në Egje, konfirmuan burimet e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Arrestimet erdhën pasi prokurorët e Izmirit lëshuan urdhër-arreste për 15 persona të dyshuar për lidhje me terroristët e PKK-së.
Njësitë e sigurisë kryen operacione të njëkohshme në rrethet Torbali, Dikili, Urla dhe Menemen të Izmirit.
Gjatë operacioneve, njësitë e sigurisë sekuestruan një numër dokumentesh lidhur me grupin terrorist.
PKK-ja është radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, si dhe nga SHBA-të dhe BE-ja. Në fushatën e saj terroriste më shumë se tre dekada kundër Turqisë, mbi 40.000 persona janë vrarë.