Turqi, arrestohen 11 terroristë të dyshuar të FETO-s

Prokurorët në kryeqytetin Ankara lëshuan urdhër-arreste për 16 të dyshuar, përfshirë oficerë në detyrë aktive, në pension dhe të shkarkuar...

Të paktën 11 persona u arrestuan në një operacion anti-terrorist nën dyshimet për lidhje me Organizatën Terroriste FETO, grupi i cili qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016 në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët në kryeqytetin Ankara lëshuan urdhër-arreste për 16 të dyshuar si pjesë e një hetimi lidhur me pretendimet për praninë e grupit terrorist në Komandën e Forcave Ajrore Turke, njoftoi Zyra e prokurorit.

Të dyshuarit akuzohen për komunikim me “imamët e fshehtë” të FETO-s, anëtarë të lartë të FETO-s, përmes telefonave fiks, ndërsa lidhjet e tyre me grupin terrorist u zbuluan në dëshmitë e anëtarëve të tjerë të FETO-s.

Operacionet me bazë në Ankara u kryen në 10 provinca të Turqisë për arrestimin e të dyshuarve, gjashtë prej tyre pjesëtarë të personelit ushtarak aktiv, dy në pension, tre rreshterë të shkarkuar dhe pesë “imamë të fshehtë”.

Njësitë e policisë anti-terrorizëm në Ankara arrestoi 11 nga të dyshuarit.

FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut 2016, në të cilin ranë 251 dëshmorë dhe 2.734 të tjerë u plagosën.

Ankaraja akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Që nga përpjekja e grushtit të shtetit, dhjetëra mijëra të dyshuar të FETO-s janë arrestuar, përfshirë shumë prej tyre në forcat e armatosura, polici, sistemin gjyqësor dhe sektorin e arsimit.