Turqi, arrestohen 11 persona në kuadër të hetimit ndaj FETO-s

Në kuadër të hetimit me akuzën për "anëtarësim në organizatën terroriste të armatosur FETO" dhe "Shkelja e ligjit duke financuar terrorizmin" janë lëshuar urdhër arresti për 15 të dyshuar

Në kuadër të hetimit ndaj organizatës terroriste FETO në Ankara, janë arrestuar 11 persona prej 15 të dyshuarve përdorues të aplikacionit ByLock, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga Kryeprokuroria e Ankarasë, thuhet se në kuadër të hetimit me akuzën për “anëtarësim në organizatën terroriste të armatosur FETO” dhe “Shkelja e ligjit duke financuar terrorizmin” janë lëshuar urdhër arresti për 15 të dyshuar.

Më tej në njoftim është bërë e ditur se në kuadër të këtij vendimi Departamenti Anti-terrorist i Policisë së Ankarasë ka zhvilluar një operacion, si rezultat janë arrestuar 11 persona, ndërsa vijon kërkimi ndaj katër personave të tjerë.

Theksohet se 7 prej të dyshuarve kanë përdor aplikacionin për komunikim të fshehtë të organizatës terroriste ByLock, ndërsa njëri është mësues i larguar përkohësisht nga puna.