Gjithsej 542 pacientë me koronavirusin e ri (COVID-19) në Turqi janë “të sëmurë rëndë”, ndërsa shkalla e pneumonisë në mesin e të gjithë pacientëve të infektuar me virusin është 9,4 për qind, tha ministri i Shëndetësisë i vendit, Fahrettin Koca, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend të shkaktuara nga sëmundja u rrit në 5.659 me 14 viktima në 24 orët e fundit, tha Koca në Twitter.
Turqia konfirmoi edhe 996 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, duke e çuar shifrën në 212.557.
Duke cituar të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, Koca tha se gjithsej 942 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 228.924.
Ndërkaq, vendi ka kryer 4,71 milionë teste deri më tani, përfshirë 45.712 në 24 orët e kaluara.
Që nga sot, Turqia filloi të publikojë numrin e pacientëve në gjendje të rëndë dhe shkallën e pneumonisë midis pacientëve me COVID-19, duke ndjekur praktikat standarde ndërkombëtare.