Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Cahit Turhan, ka bërë të ditur se të paktën nëntë persona humbën jetën dhe 47 të tjerë mbetën të plagosur kur një tren i shpejtë u përplas me një pilot lokomotivë që lëvizte përgjatë të njëjtave binarë në kryeqytetin Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Turhan konfirmoi se “nëntë persona humbën jetën, përfshirë tre mekanikë, ndërsa 47 të tjerë u plagosën”.
Sipas zyrës së guvernatorit të Ankarasë, pas përplasjes disa mbikalime po ashtu u shembën mbi vagonët hekurudhorë.
Treni i shpejtë ishte në rrugë drejt qytetit Konya në Turqinë qendrore.
Përpjekjet për shpëtim ende janë në vazhdim, përfshirë përdorimin e qenve. Disa nga të lënduarit u dërguan në spital, ndërsa ambulancat qëndrojnë në gatishmëri.
Prokurorët kanë nisur një hetim për shkakun e përplasjes.