Turksat, një nga 3 kompanitë në botë që përdor teknologjinë “Ultra HD 8K”

Kompania e Menaxhimit të Komunikimeve dhe Transmetimeve (Radiotelevizive) Satelitore “Türksat” është operatori i tretë në botë që ka filluar transmetimet provë përmes satelitëve Türksa-3A dhe Türksat-4B duke përdorur teknologjinë “Ultra HD 8K”.

Kompania e Menaxhimit të Komunikimeve dhe Transmetimeve (Radiotelevizive) Satelitore “Türksat” është operatori i tretë në botë që ka filluar transmetimet provë përmes satelitëve Türksa-3A dhe Türksat-4B duke përdorur teknologjinë “Ultra HD 8K”.

Kompania ka filluar nëpërmjet satelitëve të saj të komunikimit “Türksat-3A” dhe “Türksat-4B” transmetimet provë “Ultra HD 8K”, që është edhe formati më i lartë për transmetimet sot në botë.

Transmetimet provë “Ultra HD 8K” janë realizuar nga bashkëpunimi i firmave turke “Türksat”, “Kızıl Elektronik”, “Vestel” dhe “Socionext”. Gjatë testimeve bukuritë historike dhe natyrore të Stambollit u xhiruan në formatin “Ultra HD 8K” duke përfituar imazhe me një qartësi të lartë dhe shumë afër realitetit.

Teknologjia “Ultra HD 8K” ofron një teknologji transmetimi me një qartësi figure 16 herë më të lartë se sa transmetimi HD. Me anë të imazheve me një qartësi (zbërthyeshmëri) kaq të lartë që siguron teknologjia “Ultra HD 8K” shikuesit mund ti shikojnë akoma edhe më qartë shumë detaje të imëta. Falë këtij formati imazhet do të ndiqen qartë dhe pa u shpërbërë edhe nëse ato do të shikohen nga afër në televizionet me përmasa të mëdha.

Kontributet e mundshme që do të japin prodhuesit e teknologjisë kombëtare në produktet e teknologjisë “Ultra HD 8K”, që sot është formati më i lartë i transmetimit televiziv në botë, do të sigurojnë reduktim të importeve dhe rritje të eksporteve në këtë sektor.

Pas firmave nga Japonia dhe Luksemburgu, Türksat është sipërmarrja e tretë në botë që ka realizuar testin e transmetimit në formatin “Ultra HD 8K”./TRT