Türkiye, varroset mësuesja e vrarë në sulmin terrorist të YPG/PKK-së

Familja, miqtë dhe bashkëqytetarët i dhanë lamtumirën e fundit Ayşenur Alkan, mësueses së vrarë në sulmin e djeshëm nga terroristët e YPG/PKK-së nga Siria në qarkun Karkamış të Gaziantepit, në Türkiye, raporton Anadolu Agency (AA).

Arkivoli me trupin e saj, pas autopsisë u transportua në kompleksin e xhamisë “Hz. Ali”. Nëna, babai dhe tre vëllezërit e saj i dhanë lamtumirën mësueses së re.

Mbështetje për familjen në këto momente të vështira ka dhënë edhe kryetarja e bashkisë së Gaziantepit, Fatma Şahin.

Fotoja e saj, flamuri i Republikës së Türkiye-s dhe lule u vendosën përballë arkivolit.

Namazit të xhenazes i priu myftiu i Gaziantepit, Hüseyin Hazırlar, ndërsa trupi u varros në varrezat në Nizip.

Përveç familjes, në varrim morën pjesë edhe nxënësit e shkollës ku Alkan jepte mësim, si dhe deputetë dhe zyrtarë të tjerë të ndryshëm.

Në sulmin e terroristëve të YPG/PKK-së u vranë tre persona, mes tyre një fëmijë 5-vjeç dhe mësuesja e shkollës fillore në Kocatepe, Ayşenur Alkan.