Türkiye, forcat e sigurisë arrestojnë 67 të dyshuar për terrorizëm në mbarë vendin
Forcat turke të sigurisë arrestuan 67 të dyshuar për terrorizëm në operacione antiterroriste në gjithë Türkiyen, deklaroi ministri i Brendshëm i vendit, transmeton Anadolu. Nga gjithsej, 12 të dyshuar për terrorizëm u kapën në provincat Mersin, Van, Sanliurfa, Mardin dhe Aydın, tha Ali Yerlikaya në “X”. Ai shtoi se 55 të dyshuar të tjerë për…

Forcat turke të sigurisë arrestuan 67 të dyshuar për terrorizëm në operacione antiterroriste në gjithë Türkiyen, deklaroi ministri i Brendshëm i vendit, transmeton Anadolu.
Nga gjithsej, 12 të dyshuar për terrorizëm u kapën në provincat Mersin, Van, Sanliurfa, Mardin dhe Aydın, tha Ali Yerlikaya në “X”.
Ai shtoi se 55 të dyshuar të tjerë për terrorizëm u ndaluan në operacionet në 16 provinca.
Rreth 13.400 pjesëtare të forcave të sigurisë morën pjesë në operacione, shtoi ai.
Deri në orën 8:30 të mëngjesit me kohën lokale (0530 GMT), 466 operacione janë kryer në zonat rurale, tha Yerlikaya.
Ai falënderoi Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës Turke (MIT), policinë dhe ekipet e xhandarmërisë që morën pjesë në operacione.
Të dielën, një kamikaz hodhi veten në erë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë në kryeqytetin e Türkiyes, Ankara.
Dy policë pësuan lëndime të lehta, ndërsa një tjetër terrorist u vra nga forcat e sigurisë në hyrje.
Ministria e Brendshme turke konfirmoi lidhjet e sulmuesve me grupin terrorist PKK.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.