Turistët i bashkohen protestës së opozitës

Ndonëse vendi gëlon nga zhvillimet politike, përplasjet e protestat e opozitës, situata nuk i ka trembur turistët që vijojnë të mbushin Tiranën.

Ndonëse vendi gëlon nga zhvillimet politike, përplasjet e protestat e opozitës, situata nuk i ka trembur turistët që vijojnë të mbushin Tiranën, shkruan Koha Jonë.

Vetëm pak minuta nga nisja e protestës, një grup turistësh, disa prej të cilëve italianë kanë qëndruar për disa çaste në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku pritet të bëhet protesta. Madje ata kanë ndaluar para kamerave, duke thërritur “Viva Albania”.