Trump shkarkon dy zyrtarë që dëshmuan kundër tij

Mësohet se të shkarkuarit nga detyra janë koloneli Alexander Vindman që dëshmoi për telefonatën midis presidentit amerikan dhe atij të Ukrainës dhe Gordon Sondland, një donator i fuqishëm i Komitetit inagurues të Trumpit

Menjëherë pasi Senati rrëzoi akuzat ndaj tij për abuzim me pushtetin dhe pengim të punës së Kongresit, ka ardhur dhe reagimi i presidentit Donald Trump ndaj atyre që e sulmuan përgjatë gjithë kësaj kohe.

Sipas raportimeve më të fundit, mësohet se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shkarkuar nga detyra dy zyrtarë të lartë që dëshmuan kundër tij gjatë hetimeve, në Dhomën e Përfaqësuesve.

Mësohet se të shkarkuarit nga detyra janë koloneli Alexander Vindman që dëshmoi për telefonatën midis presidentit amerikan dhe atij të Ukrainës dhe Gordon Sondland, një donator i fuqishëm i Komitetit inagurues të Trumpit, shkruan A2News.

Përfaqësuesi i Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, tha se vendimi për të larguar Alexander Vindman është i turpshëm.