Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se nuk mendon se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka qenë i përfshirë në keqtrajtimin e studentit amerikan Otto Warmbier, i cili vdiq pasi u arrestua në Korenë e Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trump theksoi për Kim se: “Ai më tha se nuk di për këtë dhe unë do ta marr fjalën e tij”.
Trump ka marrë favore për lirimin e të burgosurve amerikanë jashtë vendit dhe përdori vdekjen e Warmbier si një thirrje kundër abuzimeve të të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut përpara se të zbuste retorikën e tij para bisedimeve me Kim.
Warmbier, një student i Universitetit të Virxhinias nga Ohio u dënua me 15 vjet punë të rëndë në vitin 2016 me dyshimin për vjedhje të një plani propagandistik. Ai vdiq në qershor të vitit 2017, pak pasi u dërgua në shtëpi në një gjendje kome.
Prindërit e tij thonë se ai ishte torturuar.