“Trump nuk e përmbushi premtimin e dhënë Koresë së Veriut”

Vox News ka shkruar se Trump kishte premtuar të nënshkruante deklaratën e paqes, e cila do t'i jepte fund luftës mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, por kanë kaluar muaj dhe nuk ka ndodhur asgjë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, nuk arriti të përmbushë premtimin e dhënë për udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, gjatë samitit historik të tyre në qershor në Singapor se ai së shpejti do të nënshkruajë një deklaratë që i jep fund Luftës Koreane, ka shkruar Vox News, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e Vox News thuhet se vendimi i Trumpit për “të ndryshuar rregullat dhe për të vënë kushte” ka çuar në ngërçin e fundit në negociatat midis Washingtonit dhe Phenianit.

Lajmi thekson se Trump kishte premtuar të nënshkruante deklaratën e paqes, e cila do t’i jepte fund luftës mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, por kanë kaluar muaj dhe nuk ka ndodhur asgjë.