Trump do të dërgojë Pompeon në Arabinë Saudite për rastin Khashoggi

"Bisedova me mbretin e Arabisë Saudite, i cili thotë se nuk ka informata në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur me shtetasin saudit", njoftoi Trump në Twitter

 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump njoftoi se ka zhvilluar bisedë me mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz, në lidhje me rastin e gazetarit Khashoggi i cili është i zhdukur që nga 2 tetori pas hyrjes në Konsullatën Saudite në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Bisedova me mbretin e Arabisë Saudite, i cili thotë se nuk ka informata në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur me shtetasin saudit. Mbreti më tha se janë duke punuar afërsisht me Turqinë për të gjetur përgjigje rreth asaj që ka ndodhur”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në Twitter.

Trump gjithashtu njoftoi se do ta dërgojë urgjentisht Sekretarin e Shtetit Pompeo në Arabinë Saudite për bisedime me mbretin Selman.