Tronditet Ballshi, 34-vjeçari vret me thikë gruan dhe kunatën

Duhej të ishte një drekë festive në familjen Musta, në Ballsh, ku Gazmenti kishte ftuar edhe motrën e bashkëshortes për festën e ndërimit të viteve, por përfundoi në një tragjedi.

Një krim i dyfishtë në familje ka tronditur qytetin e Ballshit në ditën e dytë të vitit 2019. Burri ka vrarë gruan dhe motrën e saj, pas një debati në familje. Viktimat janë Gentiana Caushaj 31-vjeçe, gruaja e autorit dhe motra e saj Merisa Caushaj 18-vjeçe, ndërsa Gazment Musta 34-vjeç është arrestuar menjëherë.

Sipas policisë së Fierit, autori ka qenë i dehur në momentin që i ka qëlluar me thikë për vdekje gruan dhe kunatën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta në banesën e çiftit në një pallat brenda qytetit të Ballshit. Raportohet se shkak ka qenë kërkesa e 31-vjeçares për të shkuar tek prindërit e saj për festat. Burri nuk e ka lejuar dhe pas sherrit ka marrë thikën duke qëlluar disa herë për vdekje fillimisht gruan, ndërsa më pas kunatën.

Gruaja donte të shkonte te prindërit/ Zbulohet motivi i vrasjes së dyfishtë në Ballsh

Zbulohen shkaqet e vrasjes së dyfishtë në Ballsh pasditen e sotme. Sherri në çift ka nisur, pasi gruaja donte të shkonte te prindërit e saj për festat, por burri nuk e ka lejuar. Pas debatit të fortë, ku e pranishme ishte edhe kunata, burri ka marrë thikën duke i qëlluar për vdekje.

Zbulohen emrat e dy viktimave në Ballsh

Report Tv zbulon emrat e viktimave në Ballsh. Ata janë Gentiana Caushaj, gruaja e autorit dhe kunata Merisa Caushaj. Ndërsa autori i vrasjeve është Gazment Musta.

Vrasja e dyfishtë në Ballsh, policia: Autori ishte i dehur, i qëlloi me thikë

Sipas policisë autori i vrasjes së dyfishtë në Ballsh ka qenë i dehur.  Pas debatit në banesë, ai ka marrë thikën duke goditur fillimisht gruan më pas motrën e saj për vdekje, ndërkohë që është arrestuar menjëherë. “Gazment Musta u arrestua pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend” njofton policia./ReportTv