Tritol në Bathore, arrestohet 23-vjeçari nga Kukësi

Një 23-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga policia për vendosjen e një sasie tritoli në banesën e shtetasit Xh.D., në Bathore.

Një 23-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga policia për vendosjen e një sasie tritoli në banesën e shtetasit Xh.D., në Bathore.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e datës 27 korrik.

I arrestuari është Vilson Brahaj, banues në Kamëz.

Dyshohet se ky shtetas, kundrejt pagesës, ka vendosur sasinë prej 500 gramë lëndë plasëse në banesën e shtetasit Xh.D. Autori i dyshuar, pas kryerjes së krimit, ka hedhur në lumë tek “Ura e Tapizës” rrobat e përdorura, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër “Urës së Tapizës”.

Për arsye hetimore nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera.