Tritol automjetit të efektivit të policisë në Shkodër, detajet e para

Në sasi lënde plasëse është vendosur në automjetin e një efektivi të policisë së Shkodrës në orë e para të mëngjesit të së mërkurës.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, ku në automjetin e shtetasit K. S., 50 vjeç, (punonjës policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit. Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.