Trazirat në Jarinjë e Bërnjak, Kurti: Individë me sfond kriminal, mes tyre dhe malazezë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se në bllokimin e rrugëve nacionale që cojnë drejt pikave të kalimit kufitar në Jarinje dhe Bërnjak po marrin pjesë individë me veprimtari kriminale e pikëpamje ekstremiste.

 Në në një postim në Facebok, ai tregoi fotografitë, emrat dhe veprat penale për të cilat dyshohen dy prej tyre. Njëri prej tyre personave të identifikuar është Vladislav Dajković, shtetas malazez, i cili në 22 shtator 2021, ka hyrë në Kosovë nga Jarinja dhe i është bashkuar protestuesve.

Njihet për botëkuptimet proserbe e proruse dhe ka marrë pjesë në të gjitha organizimet kundër orientimit perëndimor në Mal të Zi. Ai ka lidhje të ngushta me agjentin propagandues serb, Boris Malagurski, si dhe me propaganduesin francez prorus, Arnaud Gouillon. Dajković, është edhe anëtar i Lëvizjes Imperialiste Ruse (me flamurin e së cilës shihet në foto), që është shpallur organizatë terroriste nga ShBA-të.

I dyti është  Igor Braunović, drejtor i përgjithshëm i “Srbijašume”, lavdërohet publikisht nga zëvendësi i tij Bratislav Dikić për pjesëmarrje në bllokadën në Jarinje.

Dikić është general në pension e dikur ishte kreu i xhandarmerisë serbe që ka qenë i arrestuar si i përfshirë në tentaviën për grusht shtet në Mal të Zi në vitin 2016, ndërsa është i afërt  me kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Dačić e ka qenë i përfshirë në thyerjen e kutive në Mitrovicës në zgjedhjet lokale 2013, si dhe në heqjen e përmendores së UÇPMB-së në Preshevë po në atë vit.