Transportuan kokainën me vlerë 1 mln paund nga Amerika Latine në Londër, 2 shqiptarë në pranga

Mariglen Bajraktari 20 vjec dhe Romario Vukzaj 23 vjec u arrestuan pasi punonjësit e portit në Tilbury vunë re një ngarkesë të dyshimtë dhe njoftuan menjëherë policinë.

Dy shqiptarë akuzohen nga autoritetet britanike, se me anë të kontejnerëve janë përpjekur të importojnë në vend një sasi kokaine, që nese shitej në treg, do të kapte vlerën e mbi 1 milionë paund.

Mariglen Bajraktari 20 vjec dhe Romario Vukzaj 23 vjec u arrestuan pasi punonjësit e portit në Tilbury vunë re një ngarkesë të dyshimtë dhe njoftuan menjëherë policinë.

Atyre iu gjetën 16 kg kokainë në një kontenjer frigoriferik, e cila kishte mbërritur në Terminalin e Kontejnerit në Londër nga Belize (Amerika Latine) të premten e kaluar, transmeton abcnews.

Agjencia për Krimet në Mbretërinë e Bashkuar thotë se vlerave e lëndës narkotike të sekuestruar mund të kapë e vlerën e mbi 1 milionë paund.

Shqiptarët e arrestuar po mbahen në paraburgim, ndërsa pritet të dalin para trupit gjykues më datë 3 qershor.