Transporti i nxënësve në shkollë, Balla: I garantuar për zonat e largëta

Disa fshatra të Librazhdit, ashtu si shumë zona të tjera të vendit po përballen me uljen e numrit të nxënësve në klasa, kjo për shkak të lëvizjeve të popullsisë drejt qyteteve, por edhe për shkak të uljes së numrit të lindjeve.

Disa fshatra të Librazhdit, ashtu si shumë zona të tjera të vendit po përballen me uljen e numrit të nxënësve në klasa, kjo për shkak të lëvizjeve të popullsisë drejt qyteteve, por edhe për shkak të uljes së numrit të lindjeve.

Për të evituar mësimin në klasa të bashkuara, i cili asnjëherë nuk është efikas, Ministria e Arsimit ka vendosur që shkollat me pak fëmijë, apo shkollat vartëse, të bashkohen në shkollat e mëdha ku mësimi kryhet normalisht.

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra ishin në fshatin Polis nga ku garantuan se transporti i fëmijëve nga zonat e largëta drejt shkollave do të jetë i garantuar.

“Përsa i përket pjesës së transportit, Kryeministri i ka dhënë porosi Ministrit të Transporteve dhe Ministrit të Arsimit që në bashkëpunim me pushtetin vendor të gjendet një zgjidhje përfundimtare përsa i përket transportit të fëmijëve në shkollë, një problem i cili haset jo vetëm në Librazhd, por në shumë zona të Shqipërisë. Çdo fëmijë, që nuk e ka shkollën pranë, duhet t’i garantohet transporti”, theksoi Balla.

Po ashtu, Balla ndoqi nga afër edhe vijueshmërinë e shpërndarjes së teksteve shkollore për arsimin e ciklit të ulët I-IV, duke u interesuar veçanërisht për ato familje, të cilat kanë pak mundësi ekonomike.

Në familjen e Astrit Karametës, jo vetëm u dërguan pakot e librave, të cilët këta fëmijë i përfitojnë falas, por po shihet mundësia për t’i ardhur në ndihmë kësaj familje për riparimin e banesës.