Transporti ajror, rriten me 68% fluturimet nga aeroporti “Nënë Tereza”

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nga aeroportit “Nënë Tereza” në vitin 2018 është rritur me 68%, duke e bërë Shqipërinë një vend të aksesueshëm nga turistët e huaj.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nga aeroportit “Nënë Tereza” në vitin 2018 është rritur me 68%, duke e bërë Shqipërinë një vend të aksesueshëm nga turistët e huaj.

Udhëtimet nëpërmjet transportit janë rritur. Numri i pasagjerëve që kanë rrugëtuar nëpërmjet aeroportit “Nënë Tereza” në vitin 2018 është rritur me 68% krahasuar me vitin 2013, shkruan ATSH.

Shtetas shqiptarë që kanë udhëtuar nëpërmjet aeroportit në këtë periudhë janë rritur me 40%, ndërkohë që kemi dyfishim të shtetasve të huaj me të njëjtin tregues krahasuar me vitin 2013. Rritja e numrit të pasagjerëve është mundësuar nga rritja e numrit total të fluturimeve me 29%, por akoma më domethënëse është rritja e numrit të destinacioneve të arritshme nëpërmjet Rinasit, nga 31 ne vitin 2013 ato janë 51 sot.

Kjo e ka bërë Shqipërinë edhe më të aksesueshëm nga turistët e huaj. Njëkohësisht qendrat e mëdha urbane në botë janë bërë lehtësisht të arritshme për bashkë atdhetarët tanë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/367997173788219/