Transparency International vlerësime për reformën në drejtësi

Transparency International vlerëson reformën në drejtësi dhe mekanizmat për të luftuar korrupsionin në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Transparency International vlerëson reformën në drejtësi dhe mekanizmat për të luftuar korrupsionin në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një vizite më Tbilisi, gjatë Samitit të nismës Partneritet për Qeverisje të hapur, ka takuar Delia Ferreira Rubio, kryetaren e Transparency International. Rubio shprehu konsideratat më të larta për reformën në drejtësi dhe mekanizmat për të luftuar korrupsionin në sistemin e drejtësisë.

“Nismat e qeverisë shqiptare në nivel politik për adresimin e çështjeve të korrupsionit, përfshijnë ato me karakter parandalues, por edhe me karakter reagues”, – shprehet Gjonaj.

“Diskutuam për mënyrat e bashkëpunimit me Transparency International, me qëllim adresimin më të mirë të çështjeve që lidhen me korrupsionin, për të cilat Delia Ferreira Rubio shprehu gatishmërinë e mbështetjes së iniciativave tona antikorrupsion, nëpërmjet ekspertizës së Transparency International”, – sqaron Gjonaj.