Transformim brenda vitit, rreth 50 aparatura të reja i shtohen spitalit rajonal të Korçës

Spitali rajonal i Korçës i është nënshtruar transformimit, falë investimeve dhe projekteve të reja të zbatuara në këtë institucion shëndetësor.

Spitali rajonal i Korçës i është nënshtruar transformimit, falë investimeve dhe projekteve të reja të zbatuara në këtë institucion shëndetësor. Kështu që prej prillit 2018, projektet dhe investimet në këtë spital kanë sjellë një situatë krejt tjetër në shërbime dhe në performancën e spitalit,raporton ATSH.

Drejtori i spitalit rajonal të Korçës, Ardit Konomi në një intervistë për ATSH-në flet për disa prej këtyre investimeve mes të cilave bie në sy fakti që prej kësaj jave e deri në dy javët në vazhdim, rreth 50 aparatura dhe pajisje të reja do t’i shtohen spitalit. Pajisjet thotë ai, janë kryesisht të destinuara për poliklinikën, kardiologjinë dhe patologjinë.

Ndërkohë, dy mjekë të rinj janë bërë pjesë e ekipit të këtij spitali ndërsa një numër kolegësh të tjerë, kryesisht në shërbimet e kardiologjisë, kirurgjisë, neurologjisë dhe onkologjisë, pritet të bashkohen me ekipin në fund të vitit.

Konomi thotë se në spitalin rajonal të Korçës është forcuar ndjeshëm fuqia diagnostikuese me shtimin në muajin gusht të rreth 30 analizave të rjea, shumë prej të cilave kryhen për herë të parë në këtë spital.