Trajneri i Islandës humb kompjuterin e punës para nisjes në Rusi

Heimir Hallgrímsson, trajneri dentist i Islandës, që i ka bërë të ëndërrojnë tifozët me pjesëmarrjen e parë në Botëror, ka një kompjuter ku mban të dhënat e 20 viteve punë, të cilat e kanë ndihmuar deri në arritjen e këtij suksesi: shënime rreth taktikës apo prezantime të tjera që duhet t’ua tregojë tifozëve para ndeshjeve.

“Hirushja” Islandë humbet këpucën, përkundrazi valixhen! Heimir Hallgrímsson, trajneri-dentist që i ka bërë të ëndërrojnë ishullorët, ka një kompjuter që është bërë i famshëm ku ka 20 vite të punës së tij, gjithçka që e ka ndihmuar të arrijë deri në elitën që përfaqëson Kupën e Botës: taktikë, shënime, prezantime për lojtarët dhe tifozët para ndeshjeve. Dje pasdite, përpara se të nisej për në Rusi, vuri re se në valixhen e tij nuk ishte kompjuteri i famshëm. I pashmangshëm ishte shqetësimi, për të dhënat e rëndësishme që mbarte. Por çfarë kishte ndodhur?

Hallgrímsson e kishte lënë kompjuterin në autobusin e gabuar kur skuadra u largua nga hoteli për të shkuar në aeroport. Gabimi u kuptua vetëm kur ekipi mbërriti në Rusi, por fatmirësisht u morën masa. Një funksionar i Federatës Islandeze të Futbollit ndaloi autobusin, që kur kishte mbaruar punën me kombëtaren funksionte si autobus linje dhe fatmirësisht kishte gjetur valixhen e trajnerit, të cilën e nisi urgjent për në Rusi, bashkë me kompjuterin e famshëm.

Por, në këtë pikë, u gjend një zgjidhje emergjente. Një anëtar i federatës, që jeton pranë Stykkishólmur, ka ndalur autobusin me ndihmën e policisë pikërisht në fund të tunelit. Është nisur menjëherë më pas drejt aeroportit, për t’ia dorëzuar trajnerit. Për këtë arsye avioni u nis me një orë vonesë. “Shpresojmë të jetë gabimi i vetëm në Botëror,” – deklaroi zëvendësi i Hallgrimsson, Helgi Kolvidsson. Për të “korrigjuar” gabimin, trajneri dentist u ofroi kafe të gjithë pjesëtarëve të ekipit, që të vononte sa të mundej kohën e nisjes së avionit.

“Është bukur kur e nis kështu këtë aventurë… Jam i sigurt që në ditët në vijim stafi im do të më bëjë ta paguaj këtë gabim.”