Trafiku në sezonin e verës, policia: 85 të arrestuar për alkool

Policia Rrugore njoftoi se do vijojë me masat shtesë për menaxhimin e trafikut në sezonin e verës dhe parandalimin e aksidenteve.

Policia Rrugore njoftoi se do vijojë me masat shtesë për menaxhimin e trafikut në sezonin e verës dhe parandalimin e aksidenteve.

 

Sipas statistikave, janë shpëtuar 9 jetë njerëzore më shumë, se e njëjta periudhë e 1 viti më parë. Gjatë javës së fundit, Policia Rrugore ka arrestuar 85 drejtues automjetesh për drejtim në gjendje të dehur dhe 151 drejtues mjetesh janë vënë në pranga për mungesën e lejes së drejtimit.

Ndërkohë, vetëm gjatë korrikut, janë gjobitur rreth 490 mijë drejtues mjetesh për si tejkalim shpejtësie, parakalim i gabuar, mospërdorim i rripit të sigurimit dhe përdorim i celularit.