Trafiku ajror i Europës mund të mos kthehet në normalitet deri në vitin 2029

Sipas skenarit më të mirë, kufizimet e udhëtimit do të hiqen deri në verën e këtij vitim i cili parashikon që rikuperimi në nivelet e trafikut të vitit 2019 të ndodhë deri në vitin 2024.

Trafiku ajror në Europë mund të mos kthehet në nivelet e tij para-COVID deri në vitin 2029, tha Eurocontrol.

Në një raport të publikuar të premten, agjencia e menaxhimit të trafikut ajror me qendër në Bruksel, tha se numri i fluturimeve në hapësirën ajrore europiane midis janarit dhe prillit të këtij viti u ul me 65 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-s. Në varësi të shpërndarjes dhe efektshmërisë së vaksinave COVID-19 kundër varianteve të reja, agjencia ka parashikuar tre modele të ndryshme për të ardhmen e udhëtimeve ajrore europiane.

Sipas skenarit më të mirë, kufizimet e udhëtimit do të hiqen deri në verën e këtij vitim i cili parashikon që rikuperimi në nivelet e trafikut të vitit 2019 të ndodhë deri në vitin 2024. Por nëse fushatat e vaksinimit do të jenë të çrregullta si në Europë ashtu edhe në botë, Eurocontrol thotë së kjo do të pengonte fluturimet, si dhe besimin e pasagjerëve dhe mund të vononte rimëkëmbjen të kësaj industrie deri në fund të dekadës. Organizata parashikon që realiteti do të jetë diku midis dy ekstremeve.

Drejtori i Përgjithshëm, Eamonn Brennan, u shpreh se “situata mbetet shumë sfiduese për aviacionin europian. Ne po i afrohemi verës 2021 dhe shumica e kufizimeve janë ende në fuqi, pavarësisht avancimit inkurajues në frontin e vaksinimit. Ne ndoshta do të kemi rreth 50 për qind të trafikut të vitit 2019 për të gjithë vitin 2021 (5.5 milionë fluturime). Deri në fund të vitit të ardhshëm, trafiku do të rikuperohet vetëm me 72 për qind të niveleve të vitit 2019 dhe do t’i afrohet nivelit të para-pandemisë afërsisht në vitin 2025”, thotë në fund ai. / Euronews