Trafik i rënduar në akset kryesore të vendit

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe të shumtë janë njerëzit që këtë periudhë zgjedhin të udhëtojnë drejt plazheve apo edhe zonave të freskëta malore. E për këtë arsye qarkullimi në akset kryesore të vendit është rritur ndjeshëm dhe kjo fundjavë ka nisur me trafik të rënduar.

Siç tregojnë edhe fotot, në Thumanë ka një radhë të gjatë të makinave. Ky aks është gjithnjë problematik sa i përket trafikut, sidomos gjatë sezonit të verës, transmeton Top-Channel.

Por e njëjta situatë paraqitet mbrëmjen e sotme edhe në rrethrrotullimin e Durrësit, ku pamjet tregojnë për një trafik shumë të rënduar.