Toyotat me euro, Taulant Balla publikon foton e Bashës me vëllain e 2 të kërkuarve

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka treguar sot në Kuvend një foto ku thekson ai, është kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në zyrën e tij me vëllain e dy porositësve të Toyotave të bllokuara me 3. 4 milionë euro.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka treguar sot në Kuvend një foto ku thekson ai, është kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në zyrën e tij me vëllain e dy porositësve të Toyotave të bllokuara me 3. 4 milionë euro.

“Ja ku je me vëllain e personave të shpallur në kërkim për pastrim parash në zyrën tënde Lulzim. Kjo është provë e pakundërshtueshme. Këtë provë do t’ia dorëzoj Drejtësisë. Ky derdimen është një njeri jo i paaftë, por një budalla që njofton vëllain e mikut nga Kuvendi që mos t’i bjerë nga Ankona, por t’i bjerë nga Bari. Dyshoj se Toyotën e prisje ti Lulzim”, u shpreh Balla.

“Je i përfshirë në pastrim parash. Të kam kallëzuar Lulzim” tha Balla.

“I vëllai i dy personave të shpallur në kërkim foto me Bashën në zyrat e PD. A u shërbeu Basha vëllait të tyre”, ka deklaruar Balla nga selia e Kuvendit teksa në dorë mbante edhe fotografinë.

Më tej Balla u shpreh se Basha përmes deklarimeve të tij ka vënë në rrezik operacionin e policisë, raporton ATA.

“Njofton vëllain e mikut nga foltorja e Kuvendit që të mos kalonte nga Ankona. Dyshoj se Toyota Auris po e prisje ti. Vure në rrezik një operacion të suksesshëm policie”, tha Balla.

Në padinë e dorëzuar një ditë më parë në prokurori, Balla pretendon se kreu i partisë Demokratike ka përhapur qëllimisht sekretin hetimor, duke shtuar se, “për sa u përket këtyre deklaratave, unë mendoj se këto janë bërë nga i kallëzuari, pasi ai e ka kuptuar ndikimin e veprimit të tij kriminal dhe ka dashur që ta kalojë në diskursin e tij të zakonshëm politik dhe publik”.