Tornado në Antalya të Turqisë, humb jetën 1 fëmijë

Mësohet se tornadoja dhe shirat intensive në rajon gjithashtu kanë dëmtuar edhe serat, tokat bujqësore, automjete, si dhe disa ndërtesa

Si pasojë e tornados në rajonet Kumluca dhe Finike të qytetit turk Antalya një fëmijë 13-vjeçar ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Mësohet se tornadoja dhe shirat intensive në rajon gjithashtu kanë dëmtuar edhe serat, tokat bujqësore, automjete, si dhe disa ndërtesa.

Si pasojë e tornados fillimisht u plagosën 11 persona, përfshirë edhe fëmija 13-vjeçar, të cilët u dërguan në spitalin shtetëror Kumluca.

Fëmija 13-vjeçar ndërroi jetë në spital, ndërsa për tre të plagosur vazhdon trajtimi mjekësor.