Topalli nga Shkodra: Sot do të fillojë një kapitull i ri për shqiptarët!

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli sapo ka votuar në Shkodër bashkë me familjen e saj.

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli sapo ka votuar në Shkodër bashkë me familjen e saj.

Në një prononcim për mediet ajo ka thënë se sot është një ditë ku do të fillojë ndryshimi për të gjithë shqiptarët.

“Jam e sigurtë se ndryshimi fillon te kutia e votimit dhe sot është një ditë ku do fillojë një kapitull i ri për shqiptarët. Një votë proteste një votë ndëshkimi për të gjithë ato që kanë zgënjyer dhe kanë tradhëtuar besimin dhe interesat e shqiptarëve. Që sot fillon një kapitull i ri”, tha Topalli.