Tmerri i koronavirusit vazhdon në Itali, 2,989 të prekur dhe 345 të vdekur në 24 orët e fundit

Të dhënat tregojnë se ka shkuar në 30969 numri i përgjithshëm i personave të prekur.

Shifrat e prekjes nga koronavirusi dhe viktimave vijojnë për të disatën ditë rresht të jenë shqetësuese në Itali.

Raporti që publikoi para pak çastesh ministria italiane e Shëndetësisë evidenton se 24 orët e fundit janë infektuar edhe 2989 persona, kurse kanë humbur jetën 345 vetë.

Të dhënat tregojnë se ka shkuar në 30969 numri i përgjithshëm i personave të prekur, raporton NOA.

Ndërsa ka arritur në 2490 shifra totale e të vdekurve.

Shifrat tregojnë se nga numri i përgjithshëm i të prekurve sot janë shëruar 192 njerëz.