Tjetër përmbysje e çmendur e Realit, Rodrygo e Benzema i dhurojnë finalen e Championsit, Pep “out”

Reali i Madridit vërtetoi edhe një herë se është një klub i madh dhe i pabesueshëm, më i miri në historinë e futbollit. Skuadra e Ancelottit ia doli ta kualifikohej në finalen e këtij edicioni të Championsit, duke realizuar një përmbysje pak të thuash e çmendur ndaj Manchester City-t, të cilin e mposhti 3-1 në “Bernabeu” pas 120 minutave lojë.Tashmë në finale kampionët e Spanjës i pret një tjetër skuadër angleze, Liverpooli.

“Los Blancos” po humbisnin 0-1 në minutën e fundit të kohës së rregullt, teksa për City-n kishte shënuar në minutën e 73-të Mahrez, por pikërisht në këtë moment ndodh çmenduria.

Rodrygo, i futur në fushë në vend të Kroos (68′) barazoi rezultatin, ndërsa në minutën e dytë shtesë realizoi golin që e çoi takimin në shtesë.

Pesë minuta pas startit të 15-minutëshit të parë, u ngjit në katedër Benzema, që shndërroi në fol një penallti të fituar nga vetë ai, 3-1 për “Los Blancos”.

Dy gola diferencë i mjaftonin Realit për të shkuar në finale, ndaj skuadra e Ancelotti u fokusua më shumë te mbrojtja, duke siguruar në fund një kualifikim historik përballë një kundërshtari shumë cilësor si Manchester City.