Ka humbur jetën për shkak të Covid-19 mjeku i njohur nga Kavaja, Hiqmet Musta. Mjeku që ka shërbyer për vite me radhë si radiolog ka humbur bejeten me virusin e rrezikshëm, raporton gazetari Kelmend Baçi.
Mjeku i njohur në spitalin e Kavajës, Drini Bardhi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale shpreh dhimbjen për humbjen e kolegut të tij dhe ngushëllon familjen dhe miqtë.
“Të qofte dheu i lehtë kolegu i nderuar, Dr.Hiqmet Musta. Radiolog i saktë, fjalëpak, nga ata mjekë qe po i mungojnë gjithmonë e më shumë spitalit tonë. Për fat të keq virusi vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe mjekësh! Allahu na bashkoftë në xhehnet!”, shkruan mjeku Drin Bardhi.
Mjeku Musta ishte 72 vjeç dhe kishte 6 ditë që ishte infektuar me COVID-19.