Tiranë, të shtëna me armë zjarri në një lokal, plagoset 19-vjeçari

U qëllua nga dy persona

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, teksa nga informacionet e para raportohet për një person të plagosur. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në një lokal tek kompleksi “Dinamo”, ku ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar me inicialet R.K.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, teksa ka nisur hetimet dhe 19-vjeçari është transportuar në spital. Sipas dëshmive të para, i riu është qëlluar nga dy persona.