Tiranë, shoferi 25-vjecar përplas bicikletën

Aksident në Tiranë, shoferi 25-vjecar përplas bicikletën, plagoset 65-vjecari...

Një aksident është shënuar gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Një shofer 25 vjecar ka përplasur një 65 vjecar, i cili po ecte me bicikletë.

Si pasojë, 65 vjecari është dërguar në spital, ku po merr edhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2020, rreth orës 14:41, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues shtetasin L.C., 25 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin H.Ll, 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjeti është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Nr.2 për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.